Lajme

Batatina me reagim pas disfatës 8:0 të Malishevës: Në Evropë nuk ka aleanca

Tahir Batatina

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka dalë me një reagim pas eliminimit të Malishevës dhe Prishtinës.

Malisheva u ndal në raundin e parë të Ligës së Konferencës. Malisheva të enjten humbi thellë 8:0 nga Vikingur Reykjavik në udhëtim, derisa para një jave pësoi në Prishtinë 1:0. 

“Në Evropë nuk ka aleanca – atje luhen ndeshje të vërteta futbolli. Merr edhe 8 gola dhe turpërohesh nga skuadra që në vlerë është e barabartë me klubet tona. 

Ata nuk bëjnë aleanca, por luajnë futboll...”, ka shkruar Batatina në facebook.

Prishtina u eliminua në raundin e parë të Ligë së Evropës. Prishtina vazhdon garën në raundin e dytë të Ligës së Konferencës. Prishtina u eliminua nga Sheriff Tiraspoli, ndonëse fitoi ndeshjen kthyese të enjten mbrëma në Prishtinë 2:1. Por kishte humbur 4:0 ndeshjen e parë në Tiraspol. 

Nënkampioni Ballkani e nis kampanjën nga raundi i dytë kualifikues i Ligës së Konferencës, kurse Drita ka kaluar me sukses raundin e parë të Ligës së Kampionëve. Drita shkoi histori me kalimin në raundin e dytë kualifikues të Championsit. 

Llapi i drejtuar nga trajneri Batatina, siguroi vetëm nëpërmjet barazhit mbijetesën në Superligë.