“Mos harroni që gjithmonë jam me ju” kanë qenë fjalët e talentes shqiptare në Francë, Erza Muqolli, kur i madh e i vogël ishin ngritur në këmbë për të.
Duartrokitjet e gjata, magjepsja pas zërit të talentes shqiptare, përqafimet e ngarendja për të bërë fotografi ishin vetëm disa nga skenat e mbrëmjes që mrekulloi publikun prishtinas. Me këngë e shkëputje në gjuhën franceze, koncerti i mbajtur mbrëmjen e së enjtes në Amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës ka hapur siparin e “Javëve të Frankofonisë 2020”.
Edicioni i 20-të i Frankofonisë në Kosovë ka paralajmëruar përgjatë gjithë muajit mars një program të shumëllojshëm me koncerte, filma, ekspozita, punëtori, gastronomi e filma. Edhe artistë e poetë do të jenë pjesë e agjendës.
Frankofonia, realitet kulturor në Kosovë
Në hapje të koncertit, Valon Ibraj, atashe kulturor në Ambasadën e Francës në Prishtinë, ka thënë se Kosova është bërë pjesë e hapësirës frankofonisë prej vitit 2018 kur fitoi statusin e anëtares së asocuar në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë.
“Gjatë muajit mars, Kosova feston me një program shumë të pasur që emërues të përbashkët ka kulturën frënge. Frankofonia është një realitet njerëzor dhe gjeografik në Kosovë”, ka thënë Ibraj.
“Duke u bazuar në kriterin sasior në numrin e folësve, gjuha frënge arrihet e pesta në botë me 300 milionë përdorues dhe e dyta e mësuar pas anglishtes”.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën "Koha Ditore")