Kitaristi britanik John Sykes, që ishte më së miri i njohur për punën e tij me grupet e muzikës rok “Thin Lizzy” dhe “Whitestnake”, vdiq të hënën në moshën 65-vjeçare, raporton "CNN". Ai ishte i sëmurë me kancer.
“Do të mbahet në mend nga shumë si një burrë me talent të jashtëzakonshëm muzikor, por për ata që nuk e kanë njohur personalisht, ai ishte burrë i sjellshëm dhe karizmatik, prania e të cilit ndriçonte dhomën”, thuhet në një komunikatë në faqen zyrtare të Sykesit në Facebook.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një postim në “Instagram” të hënën, David Coverdale, vokalisti dhe themeluesi i grupit “Whitesnake”, postoi disa foto të tij me Sykesin nga vitet ’80, ndërsa i ofroi “ngushëllime të sinqerta familjes (së Sykesit), shokëve dhe adhuruesve”.