“Një baladë thellësisht emocionuese” ishte përshkrimi që i ishte bërë nga shumë kritikë, edhe botërorë, këngës “Suus” kënduar nga Rona Nishliu. Por një version i ri i realizuar nga kompozitori i saj Florent Boshnjaku e dërgon atë larg baladës, tek e vë në një zhanër krejt tjetër. Vjen me plot ritëm pikërisht në kohë pandemie. Kushtet e karantinës janë ato që e kanë rikthyer këngën në këtë version, e që baladën e njohur të 2012-s tash e fut edhe në zhanrin e “deep house”.
Këngëtaren Rona Nishliu ky version e ka gjetur duke finalizuar videon e coverit të këngës së vjetër rome “Kasmangjesa tu Naxhije”. U publikua disa orë pas remiksit të “Suus”, e cila u bë e njohur për publikun pasi që u shpall kënga fituese e edicionit të 50-të të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar dhe bëri që Nishliu në vitin 2012 ta përfaqësojë Shqipërinë në garën më të madhe të muzikës në Evropë. Nishliu u bë këngëtarja e parë nga Kosova, e cila përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovizion”. Zuri vendin e pestë në garën evropiane të këngës, që është arritja më e madhe e shtetit shqiptar në këtë garë, tash e 16 vjet, prejse debutoi më 2004. Sivjet, për të 17-n herë, Shqipërinë do ta përfaqësonte Arilena Ara me “Fall From the Sky”. Për shkak të pandemisë, edicioni i 65-të i ngjarjes së madhe, e paraparë të mbahej në maj, në Rotterdam të Holandës, është anuluar për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe pandeminë në njëfarë forme lidhet edhe versioni i ri i “Suus”.
Kompozitori i këngës Florent Boshnjaku ka thënë për KOHËN se koha e lirë me bollëk ka bërë që ai të realizojë disa projekte që i ka pasur në mendje tash e një kohë. Në mesin e tyre ka thënë se ishte edhe risjellja e një versioni krejtësisht ndryshe të kompozimit të përfunduar para tetë vjetësh.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në “Koha Ditore”. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.