Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho, ka interpretuar të enjten në “Royal Opera House” të Londrës para Mbretit Charles.
Ka qenë vetë ylli shqiptar që ka publikuar të premten video nga ngjarja dhe takimi me mbretin britanik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Natë shumë e veçantë në ‘Royal Opera House’ për të treguar respektin tim dhe të kolegëve dhe madhështinë e tij, Mbretin Charles, për maestron tonë të dashur, Toni Papanno. Të gjithë e ndjenjë kur marrin dashuri”, ka shkruar ajo në Facebook.
Ngjarja u mbajt për të nderuar drejtorin muzikor të Operës Mbretërore, Antonio Pappano që u largua pas 22-vjetësh karrierë.
Pas interpretimit, Mbreti doli në skenë dhe bashkë me interpretuesit përshëndetën të pranishmit.