Në romanin "Dashuria kuantike e Filanit", të botuar me pseudonimin Adem Dema, aktivisti politik Adem Demaçi, rrëfen jetën në Prishtinën e viteve të para pas Luftës së Dytë Botërore, kur shqiptarët pushkatoheshin nga pushteti serb në lagjen që sot quhet Velania.
Demaçi që atë kohë ishte rreth 10 vjeç, e tregon këtë histori në romanin e tij me elemente autobiografike, "Dashuria kuantike e Filanit". Këtë rrëfim të këtij romani, e ka përcjellë studiuesi i letërsisë, Bajram Kosumi, i ftuar në emisionin CODEX të KTV-së, ku ka folur për letërsinë e burgut, temë kjo për të cilën ai së fundi ka bërë dhe një studim monografik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo