Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Shtatë teatrot e qyteteve dhjetë muaj pa 140 mijë eurot e premtuara

Prishtinë, 13 nëntor – Janë shtatë teatro të qyteteve që sivjet nuk kanë marrë ende asnjë cent nga subvencionet që ua ka ndarë Ministria e Kulturës qysh në fillim të vitit. Në mars, MKRS-ja kishte publikuar listën e projekteve kulturore që ishin mbështetur nga ky institucion. Për shtatë teatrot e qyteteve ishin ndarë nga 20 mijë euro. Janë gjithsej 140 mijë euro. Por ky detyrim i MKRS-së ndaj teatrit “Hadi Shehu” në Gjakovë, Teatrit të qytetit në Gjilan, teatrit “Bekim Fehmiu” në Prizren, teatrit “Adriana Abdullahu” në Ferizaj, teatrit “Istref Begolli” në Pejë dhe teatrit “Muharrem Qena” në Mitrovicë, del se nuk ka mundur të kryhet shkaku i borxheve të vitit të kaluar.

Për këtë, të martën ka reaguar Asociacioni i Teatrove Publike të Qyteteve të Kosovës. Ky asociacion ka shprehur shqetësimin rreth moskryerjes së obligimeve apo alokimeve të mjeteve financiare nga ana e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ndaj teatrove publike të qyteteve. Aty përmendet se me gjithë faktin e përfundimit të këtyre projekteve nga teatrot, mjetet nuk janë marrë ende.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Asociacioni bën thirrje dhe kërkon nga ana e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, që sa më parë të shqyrtojë kërkesën e teatrove rreth alokimit të mjeteve, në mënyrë që edhe teatrot t’i kryejnë obligimet ndaj artistëve të angazhuar në projektet e tyre.

(Gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)