Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një i vdekur pas një aksidenti në Vranidoll të Prishtinës

Aksident foto-ilustrim KOHA

Foto-Ilustrim: Driton Paçarada | KOHA

Një person ka vdekur pas një aksidenti në Vranidoll të Prishtinës.

Lajmin për KOHËN e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka deklaruar se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave.

“Rreth orës 12:00, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Vranidoll të Prishtinës ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e lëndimeve të marra, një person ka humbur jetën. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent në vendin e ngjarjes. Njësitet e Trafikut Rajonal të Prishtinës, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti”, thuhet në përgjigje.