Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Rijksmuseum” zbulon një vepër të hershme të Rembrandtit

Rembrandt

Piktura paraqet historinë biblike të kryepriftit Zacharias, i cili vizitohet nga kryeengjëlli Gabriel dhe i thuhet se ai dhe bashkëshortja e tij – pavarësisht moshës së tyre të shtyrë – do të kenë një djalë, Gjonin, më vonë Gjon Pagëzori. Ajo nuk paraqet një engjëll, por vetëm një dritë të ndritshme në një cep dhe fytyrën e priftit në mosbesim

Ajo kishte qëndruar e varur e panjohur në murin e një shtëpie private për dekada me radhë, por tani një pikturë e shekullit XVII është zbuluar si një vepër e Rembrandtit, duke e rritur vlerën e saj të mundshme nga mijëra në miliona funte 

“Rijksmuseum” në Amsterdam njoftoi të hënën se kishte rizbuluar një skenë të hershme biblike nga mjeshtri holandez, e cila dikur mendohej se ishte humbur, falë skanimeve të teknologjisë së lartë dhe dy vjetëve analizë nga ekspertë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Që nga vitet ‘60, “Vizioni i Zacharias në Tempull”, e datuar në vitin 1633, i ishte atribuuar “punishtes” së Rembrandtit, që do të thotë se besohej se ishte krijuar nga një artist më pak i njohur si Jan Lievens ose Salomon Koninck.

Por në fakt ishte një vepër e vetë mjeshtrit të madh, njoftoi muzeu holandez, teksa po përgatitej ta ekspozonte pikturën këtë javë. Taco Dibbits, drejtori i përgjithshëm i “Rijksmuseum”, tregoi se disa vjet më parë ishte kontaktuar nga një çift që kishin trashëguar një pikturë me pamje modeste nga babai i tyre.

“Ishte vërtet shumë e errët”, ka treguar Dibbits. “Por kur u restaurua, hyra për ta parë dhe dukej sikur ari po shpërthente prej saj, gjë që, natyrisht, është e jashtëzakonshme sepse ai pikturonte me të verdhë dhe jo me ar. Kjo është ajo që e bën një artist, artist të vërtetë… Është Rembrandt klasik”. 
Piktura paraqet historinë biblike të kryepriftit Zacharias, i cili vizitohet nga kryeengjëlli Gabriel dhe i thuhet se ai dhe bashkëshortja e tij – pavarësisht moshës së tyre të shtyrë – do të kenë një djalë, Gjonin, më vonë Gjon Pagëzori. Ajo nuk paraqet një engjëll, por vetëm një dritë të ndritshme në një cep dhe fytyrën e priftit në mosbesim.

Jonathan Bikker, kurator i pikturës holandeze të shekullit XVII në “Rijksmuseum” dhe autor i një artikulli akademik në revistën “Burlington”, thotë se zbulimi ishte i jashtëzakonshëm. Ai dhe bashkautorja e artikullit, Petria Noble, argumentojnë se piktura ishte diskredituar në vitin 1969 nga studiuesi Horst Gerson dhe më pas nga kërkuesit e Projektit të Kërkimit mbi Rembrandtin, në bazë të fotografive me rezolucion të ulët dhe jo nga një ekzaminim i drejtpërdrejtë i veprës.

Megjithatë, “Rijksmuseum” përputhi pigmentet e bojës së saj me vepra të Rembrandt van Rijn nga e njëjta periudhë. Skanimet makro me fluoreshence me rreze X treguan ndryshime tipike në kompozim, dhe analiza e panelit prej druri gjithashtu e datoi pikturën në vitin 1633.

Pronarët, të cilët kanë kërkuar të mbeten anonimë, por që kuptohet se janë evropianë, thanë se babai i tyre e kishte blerë atë nga tregtari i artit në Amsterdam, P de Boer, në vitin 1961.

“Ishte sikur mbi pikturë të kishte një vel gri”, tregoi Bikker. “Ata kishin filluar tashmë trajtimin e konservimit dhe thjesht donin të dinin se nga kush ishte, në mënyrë që restauruesi i tyre të mund të shihte piktura të tjera. Nëse ishte nga Jan Lievens, ai mund të shikonte Jan Lievens”.

Ata nuk guxonin të besonin se mund të ishte vërtet nga një Rembrandt i ri, shtoi ai.

“Çifti që e zotëron e solli këtu dhe po bënin shaka”, tregoi ai. “‘Shiko i madh është nënshkrimi. Duhet të jetë nga Rembrandti! Shkruan Rembrandt me shkronja të mëdha!’”. Por ishte gjithashtu një surprizë për ta që ishte një Rembrandt i vërtetë, sepse sapo babai e kishte blerë vepra nuk i qe atribuuar mjeshtrit të madh. 

Megjithëse “Rijksmuseum” nuk pranoi të komentonte mbi vlerën, pikturat e kategorizuara si “punishtja e Rembrandtit” zakonisht vlejnë dhjetëra ose qindra mijëra euro. Në të kundërt, “Rijksmuseum” së fundmi bleu një Rembrandt për 175 milionë euro (153 milionë funte). Me shtimin e “Vizioni i Zacharias në Tempull”, nga e mërkura Muzeu do të ekspozojë 25 vepra të Rembrandtit, koleksioni më i madh në botë.