Derisa shtohen polemika lidhur me planet e Rusisë për të zënë vend në Bienalen Ndërkombëtare të Artit në Venecia me pavijonin e saj të parë aty që nga nisja e pushtimit të Ukrainës në vitin 2022, 37 anëtarë të Parlamentit Evropian kanë nënshkruar një letër që i bën thirrje Bashkimit Evropian të ndërpresë të gjitha fondet për Bienalen.
BE-ja nuk ka deklaruar publikisht se sa para i jep Bienales e cila nuk është vetëm ekspozita më e rëndësishme e artit në Evropë, por edhe ekspozita më e madhe në botë e këtij lloji. Sipas letrës së siguruar nga mediat e huaja, BE-ja ka dhënë rreth dy milionë euro për Bienalen për një periudhë trevjeçare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në asnjë rrethanë, Rusia, një shtet që u nënshtrohet sanksioneve të gjera të Bashkimit Evropian për tregti, mallra dhe shërbime, nuk duhet të lejojë të marrë pjesë në një aktivitet të financuar nga paratë e taksapaguesve evropianë. Pavijoni rus nuk duhet të përdoret për asnjë aktivitet të organizuar nga Rusia, qoftë në formë fizike apo digjitale”, shkruhet në letër.
Letra vazhdon duke e quajtur pavijonin “të papranueshëm”.
“Çdo ditë që pavijoni i Rusisë mbetet në programin e Bienales së Venecias është një ditë që dobëson besueshmërinë e Bashkimit Evropian. Çdo euro e fondeve të BE-së që shkon drejt një institucioni që pret atë pavijon është një kundërthënie në vetvete. Populli ukrainas, që po lufton dhe po vdes për vlerat mbi të cilat është ndërtuar ky Bashkim, meriton më shumë sesa paqartësi”, shkruhet aty.
Letra bën thirrje për rishikim zyrtar të pjesëmarrësve dhe organizatorëve të Pavijonit Rus, me mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj disa individëve si rezultat. Për më shumë, nënshkruesit e kësaj letre kërkojnë “masa kufizuese që shënjestrohen kundër çdo individi apo entiteti të përfshirë në pavijonin rus që mund të lidhet me qeverinë ruse, aparatin e saj propagandistik apo entitete që mbështesin luftën”.
BE-ja veçse ka kërcënuar se do të tërheq fondet për Bienalen e Venecias për shkak të Pavijonit Rus, por përtej një deklarate të shkurtër që e dënon atë, nuk është bërë e ditur nëse ka ndërmarrë ndonjë veprim konkret.
Një sërë individësh dhe qeverish kombëtare po ashtu e kanë dënuar pavijonin, i cili duhet se po zhvillohet sipas planit.
Bienalja ka deklaruar se nuk mund të përjashtojë një shtet nga ekspozita dhe se vetë institucioni është “një vend dialogu, hapjeje dhe lirie artistike”. Megjithatë në vitin 2022, kur Rusia nisi luftën në Ukrainë, ekspozita e tyre komentoi hapur mbi konfliktin dhe mbajti anën e Ukrainës, duke organizuar një projekt të posaçëm ukrainas në parkun “Giardini”, ku ndodhen shumë pavijone kombëtare. Atë vit, artistët dhe kuratorët rusë vendosën ta mbyllnin pavijonin e tyre; në vitin 2024, Rusia ia dorëzoi pavijonin Bolivisë.
Ngjan se në përpjekje për të adresuar polemikat, Bienalja ka premtuar dy gjëra shtesë të pazakonta në ekspozitë që trajtojnë në mënyrë të tërthortë protestat e mëparshme.
Njëra është një projekt i dedikuar për Carlo Ripa di Meana, një ish-president i Bienales, i cili në vitin 1973 vendosi të mbyllte ekspozitën e artit dhe në vend të saj të organizonte një prezantim mbi diktaturën ushtarake në Kili. Ky projekt do të përfshijë figura që janë “aktualisht të padëshiruara për qeveritë e tyre, nga SHBA, Izraeli, Kina, Rusia dhe madje edhe BE-ja” sipas presidentit aktual të Bienales, Pietrangelo Buttafuoco.
Një tjetër ngjarje që quhet “Kolona dhe Themeli i së Vërtetës” dhe do të përfshijë programe që lidhen me Pavel Florensky, një prift ortodoks rus që u ekzekutua me pushkatim nga qeveria sovjetike në vitin 1937. (Marrë nga “ArtNews”)