Për dy ditë me radhë, qyteti i Ferizajt ka qenë pikëtakim i fotografëve, artistëve të rinj dhe të pasionuarve të imazhit në edicionin e sivjetmë të festivalit. Ka vënë në qendër fotografinë e portretit jo veç si formë dokumentimi, por edhe i leximit të emocioneve dhe i raportit midis fotografit dhe të atij që fotografohet. I konceptuar si hapësirë shkëmbimi, mësimi dhe eksperimentimi artistik, festivali ka vazhduar edhe këtë vit traditën për të ndërtuar secilin edicion mbi një zhanër të veçantë të fotografisë
Festa dyditore kushtuar artit të fotografisë “Lens Fest” në Ferizaj ka ndërtuar programin për të katërtën herë me ekspozitë fotografike, diskutime me artistë e punëtori kreative. Nën temën “Në sytë e tjetrit” janë shpalosur tregimet vizuale e fuqia e imazhit për këtë vit.
Për dy ditë me radhë, qyteti i Ferizajt ka qenë pikëtakim i fotografëve, artistëve të rinj dhe të pasionuarve të imazhit në edicionin e sivjetmë të festivalit. Ka vënë në qendër fotografinë e portretit jo veç si formë dokumentimi, por edhe i leximit të emocioneve dhe i raportit midis fotografit dhe të atij që fotografohet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI konceptuar si hapësirë shkëmbimi, mësimi dhe eksperimentimi artistik, festivali ka vazhduar edhe këtë vit traditën për të ndërtuar secilin edicion mbi një zhanër të veçantë të fotografisë. Përmes punëtorive, diskutimeve dhe aktiviteteve artistike, pjesëmarrësit kanë pasur mundësi të përjetojnë fotografinë jo vetëm si teknikë, por si gjuhë komunikimi.
Zyrtarja për media e festivalit, Artë Rexhepi, ka treguar se ideja e festivalit është që çdo vit të krijohet një fokus i ri artistik dhe edukativ.
“Secili edicion i festivalit ka për qëllim të ketë nga një zhanër të fotografisë. Qëllimi i drejtoreshës Bardha Goga ka qenë që të apasionuarit e fotografisë të kenë mundësi të kenë një punëtori prej njerëzve profesionistë të fotografisë. Çdo edicion e ka këtë me mentorë figura të shquara të fotografisë. Sivjet e kemi pasur sloganin ‘Në sytë e tjetrit’, ku si zhanër ka qenë portreti. Emocionet që ngjallin, koha në të cilën jetojmë e gjithashtu është trajtuar edhe ajo se çfarë energjie, çfarë emocione po përcjellin fotot. Ato zakonisht më parë kanë qenë shumë emocionale dhe nëpërmjet tyre ke mundur të shohësh se si ndihesh dhe si ndihen tjerët”, ka thënë ajo.
Një nga aktivitetet qendrore të festivalit ka qenë biseda publike me artisten dhe arkitekten Eliza Hoxha, regjisorin Ben Apolloni, fotografen Bardha Goga, e cila është edhe drejtoreshë e festivalit si dhe gazetarja Artë Rexhepi. Kjo e fundit ka bërë me dije se folësit janë ndalur te raporti i tyre personal me fotografinë.
“Kemi pasur një bisedë me Eliza Hoxhën, artisten shumëdimensionale e cila është bërë fotografe pas pasionit për fotografinë. E ka pasur një aparat me të cilin ka dalë në protesta, duke memorizuar imazhe të cilat më nuk kthehen dhe mbesin në histori. Ajo ka treguar se si i ka shkrepur këto fotografi dhe pas një kohe ka parë ndikimin e tyre tek ajo dhe tek të tjerët”, ka thënë ajo.
Debati për raportin midis Inteligjencës Artificiale dhe fotografisë ka qenë gjithashtu një nga temat e diskutuara në këtë panel. Rexhepi ka bërë me dije se diskutimi i festivalit është ndalur tek ideja se teknologjia mund të jetë mjet, por jo zëvendësim i përvojës njerëzore, sidomos në zhanrin e portretit ku interpretimi emocional është thelbësor.
“Gjithashtu është folur edhe për atë se a po na zëvendëson IA në fotografi. Panelistët kanë thënë se nuk ka shanse që emocioni të zëvendësohet sepse teknologjinë e bën njeriu dhe pa ia dhënë informacionet e sakta nuk mund të funksionojë”, ka thënë ajo më tej.
Edicioni i sivjetmë ka mbledhur 20 pjesëmarrës nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Numri, sipas organizatorëve, është përcaktuar nga mundësitë financiare për akomodim, por ka krijuar një grup më të vogël dhe më të përqendruar pune.
Një pjesë e rëndësishme e programit ka qenë punëtoria praktike e udhëhequr nga fotografi Arton Humolli. Ajo është ndarë në dy faza – fillimisht një qasje teorike mbi zhvillimin dhe transformimin e fotografisë ndër vite, e më pas një pjesë praktike ku pjesëmarrësit kanë punuar drejtpërdrejt me realizimin e portreteve.
“Fillimisht kemi folur për formën sesi po bëhet fotografia, sesi ka nisur. Në pjesën e dytë ka qenë praktika ku secili ka pasur mundësi të fotografojë me Arton Humollin, të mësojë teknikat e portretit, format sesi të marrë emocione prej tij. Ai tregoi edhe për një projekt që e ka pasur me Malda Susurin ku emocionet e portretit është munduar t’i tregojë më së miri në botë. Kemi diskutuar me të gjithë pjesëmarrësit dhe në fund të gjithë kanë marrë nga një certifikatë”, ka treguar Rexhepi.
Përtej programit edukativ, festivali ka krijuar edhe atmosferë shoqëruese e artistike. Dita e parë është shoqëruar me performancë muzikore nga DJ, biseda të hapura mes pjesëmarrësve dhe mbrëmje artistike me BB Poçin.
Sipas organizatorëve, edicioni i katërt ka pasur në qendër përfshirjen e brezit të ri. Interesimi i tyre ka dëshmuar se fotografia, përtej si profesion e pasion, edhe si mënyrë për të kuptuar botën dhe për ta parë atë. Sikurse thotë edhe tema e edicionit të katërt, “Në sytë e tjetrit”.
Folegj: Edicioni i sivjetmë ka mbledhur 20 pjesëmarrës nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Numri, sipas organizatorëve, është përcaktuar nga mundësitë financiare për akomodim, por ka krijuar një grup më të vogël dhe më të përqendruar pune (Krenar Krasniqi)