Kulturë

Muzika e gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale kryeson top-listat

Derisa muzika e gjeneruar me Inteligjencë Artificiale e nuancon tregun, dëgjuesit kanë kuptuar se nuk mund ta dallojnë atë nga muzika e krijuar prej njerëzve

Derisa muzika e gjeneruar me Inteligjencë Artificiale e nuancon tregun, dëgjuesit kanë kuptuar se nuk mund ta dallojnë atë nga muzika e krijuar prej njerëzve. Shumë dëgjues dhe muzikantë janë të shqetësuar nga kjo

Në një studim të fundit nga platforma e transmetimit “Deezer” dhe nga kompania e hulumtimit të tregut “Ipsos”, 97 për qind e të anketuarve nuk mund të gjenin dallime midis muzikës së bërë tërësisht nga inteligjenca artificiale dhe asaj të punuar nga njerëzit. Me fjalë të tjera, audioja e gjeneruar nga inteligjenca artificiale është vërtet bindëse. Dhe tashmë është kudo, duke përfshirë edhe listat e “Billboard”: “Walk my Walk” nga “Breaking Rust” – një krijim krejtësisht nga IA që nga instrumentalet, te vokali dhe te imazhi – arriti numrin një në tabelën e këngëve digjitale të vendit, në mes të nëntorit.

Pastaj është “Xania Monet” një artiste virtuale e ngjashme me këngët e “Gospel” dhe “R&B”, e cila kohëve të fundit u nënshkrua për tre milionë dollarë me një kompani diskografike. E këtë verë, bendi “Velvet Sundown” mblodhi një milion dëgjues mujorë në “Spotify” para se të zbulohej si një “projekt muzikor sintetik”. 

Në shikim të parë, mund të duket se dëgjuesit po mirëpresin muzikën e gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale me krahë dhe veshë hapur. Por e vërteta është më e turbullt. I njëjti studim nga “Deezer” ka zbuluar se 52 për qind e të anketuarve nuk ndiheshin rehat duke mos qenë në gjendje të gjenin dallime midis muzikës së punuar nga njerëzit dhe asaj nga Inteligjenca Artificiale.  

Pra, si ndihen dëgjuesit kur kuptojnë se një pjesë muzikore është e gjeneruar me Inteligjencë Artificiale? Disa studime kanë gjetur se ata pëlqejnë lloje të veçanta të muzikës. Studime të tjera, përfshirë një nga Philippe Pasquier, drejtori i “Metacreation Lab for Creative AI” në Universitetin “Simon Fraser” në Vancouver, nuk kanë gjetur asnjë koment pro ose kundër muzikës së gjeneruar nga IA.

Një shkas për këtë është sepse Inteligjenca Artificiale gjeneruese mund të përdoret në shumë mënyra që nuk janë gjithmonë të qarta për dëgjuesin. “Varet nga ajo për çfarë përdoret IA – për kompozim, interpretim, perfeksionim – midis të tjerësh faktorë”, ka shpjeguar Pasquier. 

Sophia Omarji ka thënë se ajo mund të shijojë një muzikë të gjeneruar nga IA. Studiuesja e përdoruesve të IA dhe psikologia muzikore me bazë në Stokholm, e cila drejton podcastin “The Sound Mind” është edhe muzikante. Ka thënë se njohja e një pjese të gjeneruar ia IA mund të ngjall idenë për ta shkëputur atë pjesë dhe se teknikisht kjo pjesë nuk do të ndryshonte shumë. 

“Ju ende e shijoni pjesën muzikore, por ekziston një lloj etike dhe moral që mund të vije dhe t’ju bëj të mendoni: A është kjo diçka që dua të dëgjoj?”, ka thënë ajo. 

Një çështje etike që zakonisht ngritët është se platformat muzikore gjeneruese të IA si “Suno” dhe Udio” trajnojnë makinat e tyre në punën ekzistuese të artistëve njerëz. Kjo potencialisht shkel ligjet e të drejtave të autorit për përdorim pa pagesë. 

Kjo ka shtyrë shumë artistë të protestojnë, përfshirë ish-anëtarin e “Beatles”, Paul McCartney, i cili në dhjetor do të publikojë këngën “Bonus Track”. Incizimi i një studioje bosh do të jetë pjesë e albumit të heshtur me titull “Is this what we want?” krijuar nga mbi një mijë tekstshkrues, midis tyre Kate Bush, Damon Albarn dhe Tori Amos. Lansimi i tij është protestë kundër ligjit të të drejtave të autorit të IA në Mbretërinë e Bashkuar për të cilin artistët thonë se do të shkatërrojë industrinë e muzikës.

A mund të imitojnë makinat shprehjen njerëzore? Frika njerëzore nga përçarja teknologjike nuk është asgjë e re. Që në shekullin e 16-të, njerëzit kishin frikë nga zëvendësimi i punëtorëve pasi automatizimi u fut në punë. 

Përpjekjet në softuerin e IA që prodhon muzikë kanë ekzistuar – dhe kritikohen – që nga fillimi i viteve ‘80. Vitet e fundit, IA është përdorur për të përfunduar simfonitë e Beethovenit dhe meloditë e “Beatles”.

Por për shumë muzikantë dhe dashamirës të muzikës, këto kohë ky fenomen ndihet ndryshe “Nuk është vetëm humbje e punës. Është pjesë e identitetit tim. Ishte diçka e imja”, ka thënë muzikanti dhe producenti Mark Henry Phillips duke shpjeguar se si Inteligjenca Artificiale dukej mbinjerëzore, duke shkëlqyer në çdo zhanër, stil dhe instrument muzikor. “Aftësia ime e veçantë thjesht nuk është më aq e veçantë. Nga pikëpamja muzikore dhe ekonomike, IA thjesht më ka mposhtur”. 

Për Omarji, dallimi ka të bëjë me idenë e saj të krijimtarisë. Ajo e përshkruan veten si një “përdoruese të madhe” të IA për detyra si gjenerimi i ideve ose leximi a përmbledhje e shpejtë e dokumenteve.

Megjithatë, ajo nuk e përdor atë në muzikën e saj. 

“Për mua, muzika ka qenë gjithmonë për vetë-shprehjen dhe kreativitetin, dhe këto nuk janë fjalë që unë me të vërtetë i lidh me Inteligjencë Artificiale. Unë dua ta mbaj muzikën si një proces njerëzor”, ka thënë ajo.