Kulturë

Mësohet se nga televotuesit e cilave shteteve Shqipëria mori pikë maksimale

Shkodra Elektronike - Zjerm - eurovision 2025 -

Foto: Associated Press

Shqipëria, e përfaqësuar nga “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” përfundoi e teta në garën evropiane të këngës “Eurovision” këtë vit. Shqipëria mori 218 pikë, ndërsa prej tyre 173 ishin nga publiku. 

“Eurovision” u mbajt në Bazel të Zvicrës këtë vit.

Në faqen e “Eurovision” janë publikuar edhe votat e televotuesëve për secilin shtet. 

Shqipëria ka marrë pikë maksimale, 12 sosh, nga televotuesit e Greqisë e Malit të Zi. 

Nga 10 pikë i ka marrë nga televotuesit e “Pjesës tjetër të botës”, Kroacisë, Francës, Italisë dhe Zvicrës. 

Nga televotuesit e Gjermanisë, San Marinos dhe Sllovenisë, ka marrë nga 8 pikë e nga ata të Azerbajxhanit, Belgjikës, Luksemburgut e Suedisë nga 7 pikë. 

E nga votat e jurisë, pikë maksimale 12 sosh, Shqipëria i mori vetëm nga Franca. Juria e Malit të Zi ia dha 10 pikë. 

 

Votat e publikut
Votat e jurisë