Kulturë

Mbi dy mijë objekte kulturore janë shkatërruar gjatë luftës në Ukrainë

Objekti i shkatërruar i Teatrit të Mariupolit (Foto: Reuters)

Objekti i shkatërruar i Teatrit të Mariupolit (Foto: Reuters)

(Al Jazeera) – Ministria e Kulturës dhe Komunikimeve Strategjike e Ukrainës ka njoftuar se 2 mijë e 109 objekte të infrastrukturës kulturore janë dëmtuar ose shkatërruar si pasojë e operacioneve të luftës deri më 25 tetor të këtij viti. 

Siç theksohet, më së shumti bëhet fjalë për objekte institucionesh kulturore nën varësi të Ministrisë, pa llogaritur monumentet e trashëgimisë kulturore. Sipas të dhënave të Ministrisë, janë shkatërruar 368 objekte, përkatësisht 17.4 për qind. 

Sipas raportit më së shumti dëme në infrastrukturën e kulturës ka në Donetsk, Kharkiv, Kherson, Kiev, Nikolaev, Zaporizhzhya dhe Luhansk. 

Në tërësi janë goditur 1.018 klube, 750 biblioteka, 163 institucione arsimore arti, 120 muze e galeri, 38 teatro, kinema dhe salla filarmonike, shtatë rezervate natyrore, nëntë parqe e kopshte zoologjike dhe katër cirqe.

Sipas Ministrisë së Kulturës, Federata Ruse ka ende kontroll mbi pothuajse të gjithë territorin e Luganskut dhe pjesë të konsiderueshme të rajoneve Zaporizhzhya, Donetsk dhe Kherson, gjë që e bën të pamundur llogaritjen e saktë të numrit të institucioneve kulturore që kanë pësuar si rezultat i luftës.