Arbëri

Seanca e radhës ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt

Naim Murseli

Foto: Driton Paçarada

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët akuzohen për vrasjen e Liridona Ademajt. 

Të tre akuzohen për vrasje të rëndë. Në seancën fillestare më 31 janar të vitit 2025, Murseli ishte deklaruar i pafajshëm, ndërsa Plava nuk u deklarua e Kokalla tha se nuk do të deklarohej pa u konsultuar për mbrojtje. 

Tom Dodaj u dënua me 5 vjet burgim e 5 mijë euro për shitje të armës me të cilën dyshohet se u krye vrasja. Në Apel avokati i Dodajt ka kërkuar ulje të dënimit. 

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023 në Prishtinë. Më 1 dhjetor Policia kishte arrestuar Murselin dhe Granit Plavën. 

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt në të cilën thuhet se Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro.
 

Seanca ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, në gjykatë shfaqen video të natës kritike

2 o. më parë / 22 dhj 2025 10:07 Nga: Donisa Fazliu
Vendi i ngjarjes

Në seancë gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës e Kushtrim Kokallës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt, janë shfaqur pamje të natës kritike. 

Janë shfaqur video nga momenti kur del Naim Murseli del nga shtëpia në ditën kritike e më pas takohet me Granit Plavën. 

Murseli është thënë se pasi është larguar me veturë, është takuar në fshatin Rakovinë te një pompë benzine me Granit Plavën, rreth orës 16:30.  

E më pas te rruga “Dalip Alshiqi” në Prishtinë, ku u krye vrasja, shihet në videon se fillimisht, rreth orës 17:47, kaloi me veturën Range Rover i akuzuari Naim Murseli, e pas tri sekondave kalon me veturën Seat, Granit Plava. 

Më pas është shfaqur momenti kur Murseli rreth orës 17:50 kthehet në shtëpi, e merr të ndjerën Liridonën dhe fëmijët dhe largohen me veturën BMW. E në ora 18:32 arrin në një restorant. 
Në atë restorant gjendej edhe Plava. Është shfaqur edhe momenti kur Murseli ngrihet nga tavolina e kalon nga Plava dhe i hedh një shikim.

Po ashtu është shfaqur edhe momenti kur dëgjohen të shtënat në rrugën "Dalip Alshiqi" rreth orës 20:17 dhe po ashtu bërtimat e fëmijëve.

Po ashtu u shfaq edhe momenti kur Granit Plava largohet nga rruga "Dalip Alshiqi". 

U tregua edhe momenti kur arriti Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes. 

Në seancën gjyqësore, prokuroria ka paraqitur edhe një video ku shihet i akuzuari Kushtrim Kokalla duke u larguar me veturën Range Rover të Naim Murselit. 

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt në të cilën thuhet se Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro.

VIDEO: