Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Kultura e arti shqiptar hapin dyert për vizita virtuale

Mbyllja e institucioneve kulturore ka bërë që të gjenden metoda alternative që muzetë të kenë vëmendjen e publikut. Turet virtuale nëpërmjet teknologjisë 3D u kanë hyrë në punë disa muzeve në Evropë. E këtë metodë janë duke e aplikuar edhe disa institucione kombëtare të kulturës e trashëgimisë kulturore në Shqipëri.

Muzeu kombëtar “Shtëpia me gjethe” në Tiranë e muzeu kombëtar i fotografisë “Marubi” në Shkodër, Galeria Kombëtare e Artit dhe Muzeu Historik Kombëtar kanë hapur “dyert digjitale” për vizitorë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përderisa në të dy muzetë duhet prerë biletë që kushton nga 700 lekë (5 euro) për vizita fizike, virtualisht një gjë e tillë bëhet pa pagesë. Kjo mundësi e vizitave në muzetë shqiptare ishte lansuar verën e vitit të kaluar. U pasurua edhe në dimër. Por është riaktualizuar këto ditë. Më 10 mars Qeveria e Shqipërisë ka vendosur që të pezullohen ngjarjet kulturore e sportive. Më pas masat janë ashpërsuar. Si mënyrë për të parandaluar rritjen e të infektuarve me koronavirus – pandeminë botërore – janë ndaluar lëvizjet e njerëzve pos rasteve të furnizimit me ushqim dhe urgjencave shëndetësore. Por lëvizjet në muze e galeri do të vazhdojnë së paku nëpërmjet teknologjisë.

Pos këtyre katër institucioneve, në oferta janë edhe muzeu kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë e po në këtë qytet edhe Muzeu Etnografik për të vazhduar në Berat, në muzeun ikonografik “Onufri”... (shkrimin e plotë mund ta lexoni sot falas në Kohën Ditore). Klikoni këtu për t’u regjistruar.