Irani ka mohuar pretendimin e zëvendëspresidentit amerikan JD Vance se do të lejojë rikthimin e inspektorëve bërthamorë në vend, pas raundit të parë të bisedimeve mes Washingtonit dhe Teheranit për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare që do t’i japë fund konfliktit.
Pas negociatave të zhvilluara në Zvicër, Vance tha se diskutimet me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike mund të zhvillohen “qysh sot”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, Ministria e Jashtme e Iranit u tha mediave shtetërore se Teherani nuk ka marrë “asnjë angazhim të ri” lidhur me inspektimet bërthamore.
Kjo ndodhi në kohën kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës pezulluan përkohësisht disa sanksione, duke i lejuar Iranit të shesë naftë në dollarë amerikanë për herë të parë pas disa dekadash.
Në një deklaratë të përbashkët të publikuar të hënën, ndërmjetësuesit nga Katari dhe Pakistani njoftuar se pas raundit të parë të bisedime ve në resortin zviceran të Burgenstockut, SHBA-ja dhe Irani kishin rënë dakord për “një udhërrëfyes drejt arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare brenda 60 ditëve”.
Vance i përshkroi bisedimet si një proces që ka vendosur një “bazë të mirë”.
Zëvendëspresidenti amerikan tha se ekipet kishin diskutuar rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe “shmangien e përplasjeve në kuadër të armëpushimit rajonal”.
Pezullimi 60-ditor i sanksioneve, i miratuar nga Departamenti Amerikan i Thesarit të hënën, zhbën disa nga shtyllat kryesore të embargos afatgjatë të Washingtonit, e cila historikisht ka rënduar ekonominë iraniane.
Licenca emergjente autorizon prodhimin, shitjen dhe dërgimin e naftës së papërpunuar dhe produkteve petrokimike iraniane deri më 21 gusht.
Sipas lehtësimit të sanksioneve, nafta iraniane mund të importohet madje drejtpërdrejt në Shtetet e Bashkuara.
Kjo masë mundëson transaksione bankare, sigurime dhe transport, si dhe eliminon nevojën për rrjetet e ndërlikuara që Irani ka përdorur më parë për të shitur naftën e tij të papërpunuar.