Islanda i është bërë vendi i pestë, pas Spanjës, Irlandës, Sllovenisë dhe Holandës, e cila ka marrë vendim për të bojkotuar edicionin e vitit të ardhshëm të “Eurovisionit”.
Të pesë vendet kanë tërhequr pjesëmarrjen pasi javën e kaluar është konfirmuar zyrtarisht se Izraeli do të marrë pjesë në garë, ka raportuar BBC.
“Pjesëmarrja e transmetuesit kombëtar izraelit, KAN, ka krijuar përçarje si mes anëtarëve të Unionit Evropian të Transmetuesve (EBU), ashtu edhe te publiku i gjerë”, thuhet në deklaratën e transmetuesit publik islandez, RUV.
Islanda kishte paralajmëruar më herët se synonte të mos merrte pjesë në “Eurovisionit” në vitin 2026, por priti deri në mbledhjen e bordit të drejtorëve të transmetuesit publik, që u mbajt të mërkurën, për të marrë vendimin përfundimtar.
LEXO EDHE: