Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e ka shpallur monument ish-ndërtesën e Gjykatës në Vushtrri. Sot, ministri i Kulturës ka nënshkruar vendimin që këtë objekt e përfshin në Listën e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme. Kësisoj, do të marrin epilog përplasjet midis Komunës së Vushtrrisë dhe Ministrisë së Kulturës. Ky hap i MKRS-së vjen pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila në fillim të muajit kishte aprovuar kërkesën e Ministrisë së Kulturës që të mos ekzekutohej vendimi i Komunës së Vushtrrisë për rrënimin e ndërtesës që gjendet në qendër të qytetit. Rrënimi i saj kishte nisur muajin e kaluar. U ndërpre pas reagimit të shoqërisë civile e institucioneve qendrore.
Komisioni që ka propozuar për ta mbrojtur si monument numëron disa vlera të objektit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Edhe pse me dëmtime (nga përpjekja e fundit për ta rrënuar), Komisioni në pajtueshmëri të plotë konstaton se ndërtesa e ish-Gjykatës në Vushtrri posedon vlerat kryesore arkitektonike, si ato të autenticitetit dhe ato stilistike, e të cilat më së miri e përfaqësojnë arkitekturën moderne të ndërtesave administrative në Vushtrri”, shkruhet në njërin nga arsyetimet në vendim.
{gallery}