Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Hapësirat Kulturore të Kosovës” me 46 aktivitete në vit

Gjatë këtij viti organizata “Anibar” në Pejë, “Lumbardhi” në Prizren dhe “7 Arte” në Mitrovicë kanë pasuruar qytetet në të cilat funksionojnë me dhjetëra ngjarje kulturore e artistike. Shfaqje filmash, net të muzikës, diskutime për kulturën, trashëgiminë, lexime e performanca vizuale i kanë bërë bashkë banorët e këtyre qyteteve duke ngjallur jetën kulturore në to.

Të enjten, këto tri organizata i kanë bërë një bilanc vitit të parë të iniciativës “Hapësirat Kulturore të Kosovës”, në një prezantim për media në “Shtëpinë e Evropës” në Prishtinë. “Hapësirat Kulturore të Kosovës”, është projekt që ka marrë si pikënisje ndërveprimin e organizatave kulturore dhe rrjeteve lokale joformale në Kosovë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Projekti është i ndërtuar mbi përvojën e organizatave në aktivizëm qytetar, shfrytëzim të hapësirave publike, udhëheqje të proceseve të politikëbërjes, si dhe punës në formate me shumë hisendarës. I mundësuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, projekti “Hapësirat Kulturore të Kosovës” implementohet nga “Anibar”, “Lumbardhi”, “7Arte” dhe “Pogon” nga Zagrebi.

Gjatë këtij viti organizatat e tri qyteteve të Kosovës kanë shfaqur 25 filma, 13 diskutime publike, 3 performanca muzikore, 2 net të poezisë, 2 sesione të leximit e diskutimit dhe një performancë vizuale.

Vullnet Sanaja nga organizata “Anibar” në Pejë ka thënë se iniciativa ka për qëllim që të promovojë modelin e partneritetin publiko-civil të qeverisjes së hapësirave dhe strukturës civile në komunat e Prizrenit, Pejës dhe Mitrovicës.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)