Profesori dhe pedagogu nga Tirana Ermal Hasimja, ka thënë se protestat në Shqipëri kanë aktivizuar breza të tërë të rinjsh të cilët kanë qenë kryesisht indifirent deri më tani në zgjedhje e fushata.
Hasimja i inkuadruar në emisionin “Konfront” në KTV, ka deklaruar se shumica e këtyre të rinjëve të cilët janë mobilizuar në këto protesta, do të votojnë kundër qeverisjes së Edi Ramës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Shumica e atyre që protestojnë janë të rinj, janë një brez i tërë që janë shtuar dhe kjo është shumë e rëndësishme. Tani kanë marrë një qëndrim të qartë kundër qeverisjes dhe në momentin që do të shtrohet çështja e votimit, shumica e tyre do të votonin kundër qeverisjes aktuale. Në njëfarë mënyre protesta i ka arritur objektivat e saj. Kjo e ka vënë në pozicion të vështirë Edi Ramën”, ka deklaruar Hasimja.
Sipas profesorit Hasimja, kryeministri Rama është në pozitë të vështirë dhe këtë e tregojnë deklarimet e tij. Hasimja ka thënë se Rama po ndjehet i braktisur edhe pas largimit të deputetes së Partisë Socialiste e cila tashmë është rreshtuar si e pavarur.
“Deri tani Rama ka portretizuar veten si të ri e opozitën si të vjetër, të dalë mode. Pikërisht protesta me të gjithë atë kreativitetin e saj e ka nxjerrë jashtë loje dhe ia ka marrë këtë lloj monopoli Ramës. Duket qartë që është në pozicion të vështirë, vërehet në deklaratat e tij së fundmi. Është vënë re që edhe me reagimin e një deputeteje nga Partia Socialiste, po ndjehet i braktisur dhe i lënë vetëm”, ka thënë Hasimja.
Protestat në Tiranë nisën pas kundërshtimeve ndaj projekteve të zhvillimit turistik në zonat e mbrojtura të Sazanit dhe Zvërnecit, por me kalimin e ditëve ato janë zgjeruar në kërkesa më të gjera për transparencë, llogaridhënie institucionale dhe kundërshtim të politikave të qeverisë së kryeministrit, Edi Rama.