Reagimi i “Eurovision Kosovo” në rrjete sociale duke e akuzuar Serbinë se “nuk mund ta ndajë politikën nga Eurovisioni”, ka marrë vëmendje ndërkombëtare. Gazeta gjermane “Frankfurter Rundschau” shkruan se pretendohet që kënga “Jugosllavia”, e cila synon ta përfaqësojë Serbinë në “Eurovision”, e sipas reagimit e “glorifikon” Jugosllavinë dhe se Unioni Evropian i Transmetuesve nuk do ta lejojë nëse Beogradi e kandidon. “Por kritika nga Kosova ia ka rritur ndjeshëm shanset”, shkruan “Frankfurter Rundschau”
Përplasjet politike me nota të lehta po e paracaktojnë për herë e më shumë fatin e “Eurovisionit”.
Gazeta gjermane “Frankfurter Rundschau” pyet nëse do të shpërthejnë përplasje të reja për shkak të këngës së Zejnës “Jugoslavija” të Serbisë nëse ajo kualifikohet për në Vjenë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Eurovisioni”, i konceptuar si një spektakël argëtues, po hedh sërish hije politike, shkruan “Frankfurter Rundschau” për “garat e pafundme ku zëra të artë cicërojnë” për t’u përzgjedhur për garën kryesore të edicionit të sivjetmë të Garës Evropiane të Këngës në kryeqytetin austriak në muajin maj.
“Para gjysmëfinales së parë serbe këtë të martë (24 shkurt), në Ballkan për polemika ndërkufitare, madje edhe përplasje, u kujdes një nga favoritet, këngëtarja Zejna Murkiq me odën e saj ‘Jugoslavija’”, shkruan korrespondenti i gazetës në Beograd, Tomas Rozer.
Ai kujton se, për shkak të kësaj kënge, në fillim të muajit në rrjetin X reagoi llogaria “Eurovision Kosovo”, duke e akuzuar Serbinë se “nuk mund ta ndajë politikën nga Eurovisioni”.
Në atë llogari pretendohet se kënga “glorifikon” Jugosllavinë dhe se Unioni Evropian i Transmetuesve nuk do ta lejojë nëse Beogradi e kandidon.
“Frankfurter Rundschau” shkruan se Kosova nuk është fare pjesë e Unionit Evropian të Transmetuesve dhe se nuk është e qartë kush qëndron prapa llogarisë “Eurovision Kosovo”.
Megjithatë, mesazhi ka tërhequr vëmendje në Serbi dhe në republikat e tjera ish-jugosllave.
Gazeta pyet nëse “Eurovisionin” e pret një tjetër “sherr ballkanike” pas polemikave rreth performancës së Izraelit.
E përditshmja nga Frankfurti përcjell se vetë Zejna (39) siguron se kënga nuk ka asgjë me politikën. Në Serbi, shkruan kjo gazetë, ajo konsiderohet aktiviste për të drejtat e romëve dhe grave, njihet edhe si kumbara e Paradës së Krenarisë në Beograd dhe mbështet protestat studentore.
“Jugosllavia është metaforë dhe Jugosllavia është ëndërr. Kënga ime flet për dashurinë, njerëzit, unitetin dhe shpresën”, ka thënë këngëtarja.
Në tekstin e këngës, siç përshkruan gazeta, Zejna lavdëron moralin, integritetin, familjen dhe atdheun si gjëra “që paraja nuk mund t’i shkatërrojë”.
“Frankfurter Rundschau” ua kujton lexuesve më pak të informuar se Jugosllavia ka ekzistuar si mbretëri dhe si federatë socialiste – e cila u shpërbë në një luftë të përgjakshme – dhe në fund si bashkim i Serbisë dhe Malit të Zi.
“Vlerësimet për Jugosllavinë vazhdojnë të jenë të ndara deri më sot në të shtatë shtetet pasardhëse”, ka shkruar gazetari Rozer.
Sipas tij, kritikët ia vënë në dukje udhëheqjes së dikurshme të Jugosllavisë autoritarizmin dhe nënshtrimin e popujve. “Disa më të moshuar kujtojnë një jetë të përbashkët relativisht pa brenga në një vend multietnik pa kufij”, ka shkruar Frankfurter Rundschau.
Shpesh, pakicat në Jugosllavi e shohin atë si model për më shumë tolerancë dhe më pak nacionalizëm, ka theksuar gazeta.
Kënga e Zejnës “Jugoslavija”, shtohet më tej, mund të jetë objekt shqyrtimi nga Unioni Evropian i Transmetuesve vetëm nëse përzgjidhet vërtet për garën finale.
Por kritika nga Kosova, shkruan gazeta, i ka rritur ndjeshëm shanset e saj – “Jugoslavija” ka më së shumti klikime në YouTube nga të gjithë kandidatët që pretendojnë ta përfaqësojnë Serbinë në “Eurovision”.
Marrë nga “Deutsche Welle”. Përktheu: KOHA
LEXO EDHE: