Në vitet 1960-të, institucionet shtetërore i kishin dhënë për detyrë të shkruante një biografi të Faik Konicës, studiuesit Jup Kastratit.
Por, fare pak kohë pas, figura e Faik Konicës u denigrua publikisht si personalitet borgjez dhe i papërshtatshëm politikisht, për çka u dhanë instruksione që të mos shkruhej biografia për të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, Jup Kastrati vazhdoi të punonte veprën e tij për Konicën, siç thotë e bija e tij, “duke mbajtur në shtëpi një bombë me sahat”.
Përreth dyzet vjet Jup Kastrati shkroi në fshehtësi një biografi shumë të vëllimshme për Faik Konicën. E ftuar në emisionin CODEX të KTV-së, e bija e tij, përkthyesja Diana Kastrati, ka treguar historinë e shkrimit dhe botimit të kësaj vepre, e cila u censurua nga botuesi, duke ia hequr bibliografinë dhe dy kapituj.