Mënyra më e përsosur për të mbyllur gjithçka, ka qenë vlerësimi që BBC në transmetimin direkt ia ka bërë këngës “Zjerm” të Shkodrës Elektronike në “Eurovision”.
“Disa nga këngët më të mira të “Eurovisionit” krijonë urë lidhëse midis traditave folklorike të vendit të tyre dhe ritmeve të ashpra të popit modern. Pikërisht këtë po e bën grupi i fundit, Shkodra Elektronike me ‘Zjerm’, i cili hapet me çifteli, instrument tradicional me dy tela nga Shqipëria, pastaj lëviz në puls elektrik që gumëzhin”, ka qenë përshkrimi i BBC-së për këngën e Shqipërisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBBC-ja ka shpjeguar edhe se “Zjerm” ka për qëllim të evokojë qytetin e Shkodrës – qendër harmonie fetare, ku gjysma e popullsisë është myslimane dhe gjysma katolike.
Me fjalët “Aman misere” – kombinohen fjalët arabe për shenjtërinë dhe ajo latine për ‘ki mëshirë’, sipas shkrimit.
“Në një konkurs, slogani i të cilit është ‘Të bashkuar nga muzika’, nuk ka mundur të ketë mënyrë më të përsosur për ta përfunduar”, ka vazhduar mediumi prestigjioz.
