Një nga golat më spektakolarë të kësaj Kupe të Botës u shënua në ndeshjen e 1/8 së finales mes Argjentinës dhe Kepit të Gjelbër.
Autor i supergolit nuk ishte as Lionel Messi dhe as ndonjë prej yjeve të Argjentinës, por mbrojtësi i Kepit të Gjelbër, Sidny Lopes Cabral.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë minutën e 103-të të vazhdimeve, 23-vjeçari mori topin pranë flamurit të këndit në krahun e majtë, kaloi me mjeshtëri Alexis Mac Allister dhe, pasi iu afrua Nahuel Molinas, goditi me të djathtën nga skaji i zonës. Topi përfundoi në këndin e sipërm të portës së Emiliano Martinezit, i cili u hodh pa mundur ta ndalë goditjen spektakolare derisa rezultati u barazua 2:2.
Pas golit, Cabral mbeti me duart në kokë, i habitur edhe vetë nga kryevepra që sapo kishte realizuar.
Sidny Lopes Cabral ka lindur në Rotterdam të Holandës dhe vetëm tri ditë më parë u transferua te Trabzonspor nga Benfica për 7 milionë euro.
Ai ka zhvilluar 14 ndeshje me Kepin Gjelbër dhe, ndonëse luan në mbrojtje, ky ishte goli i tij i katërt me fanellën e përfaqësueses.
Megjithatë, supergoli i tij nuk mjaftoi për të shmangur eliminimin. Kepi i Gjelbër u mposht nga Argjentina me rezultat 3:2 pas vazhdimeve dhe i dha fund aventurës së tij në Kupën e Botës.