Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Morën orë Rolex si shpërblim, Federata meksikane i kthen nga frika

mx

Federata e Futbollit e Meksikës e ka kthyer setin e orëve Rolex, të cilën e kishin marrë si shpërblim nga personazhi i njohur i rrjeteve sociale “SteveWilldoIt”. 

Kështu ka njoftuar Federata meksikane dhe kthimin e orëve e ka bërë nga frika se mund ta thyejë rregulloren e etikës të vendosur nga FIFA. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Federata në njoftim ka shkruar se lojtarët kanë arritur “marrëveshje të dyanshme”, për t’i kthyer këto orë. 

Ekipi përfaqësues i Meksikës e kishte pranuar dhuratën pas fitores 2:0 ndaj Ekuadorit, në 1/16 e finales të Kupës së Botës. 

Dhurata e “SteveWilldoIt” ka qenë me vlerë prej afro 1 milionë eurove.