Akademia e Artit e New Yorkut ka njoftuar se do të dhurojë fondet që i janë dhënë nga Jeffrey Epstein, pasi dokumente të sapopublikuara të Departamentit të Drejtësisë hodhën dritë të re mbi lidhjet e tij me këtë institucion.
Sipas “New York Times”, Akademia ka bërë të ditur se planifikon të dhurojë 65 mijë e 900 dollarë të lidhura me Epstein te një organizatë jofitimprurëse që mbështet viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore. Paraprakisht, institucioni kishte dhënë 30 mijë dollarë të tjerë që ai i kishte dhënë Akademisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një -mail drejtuar studentëve dhe ish-studentëve, bordi i Akademisë ka pranuar atë që e ka përshkruar si “dështim serioz në gjykim dhe qeverisje” për ruajtjen e lidhjeve me Epsteinit edhe pasi sjellja e tij kriminale ishte bërë e njohur. Akademia gjithashtu ka bërë me dije se do të rishikojë politikat e saj lidhur me filantropinë dhe marrëdhëniet me donatorët.
Akademia e Artit e New Yorkut ishte vetëm një nga lidhjet e shumta që Epstein kishte me botën e artit. Ai shërbeu në bordin e Akademisë në fillim të viteve ‘90 dhe mbeti i përfshirë me institucionin për vite me radhë. Sipas dokumenteve federale të publikuara së fundmi, ai ka marrë pjesë në ngjarje për mbledhje fondesh, si “Tribeca Ball” dhe ankandi “Take Home a Nude” i shkollës si dhe ishte ftuar të mbështeste programe bursash.
Dokumentet ngrenë dyshime se disa nga lidhjet e Epsteinit me akademinë vazhduan edhe pasi ai ishte hetuar në Florida në lidhje me abuzimin seksual të vajzave të mitura.
Zbulimet kanë rikthyer vëmendjen dhe shqyrtimin publik ndaj drejtuesve të akademisë, përfshirë kryetaren e bordit Eileen Guggenheim. E-mailet e përfshira në dosjet federale tregojnë se Guggenheim e kishte ftuar Epsteinin në aktivitete dhe kishte inkurajuar vazhdimisht përfshirjen e tij me institucionin shkollor për vite të tëra
Akademia ka njoftuar se Guggenheim do të largohet nga posti i kryetares së bordit një muaj më herët sesa ishte planifikuar, megjithëse zyrtarët kanë bërë me dije se dorëheqja e saj ishte planifikuar.
E themeluar në vitin 1982 ku një nga bashkëthemeluesit është Andy Warhol, Akademia e Artit e New Yorkut u krijua për të promovuar artin figurativ. Institucioni njihet për aktivitetet e profilit të lartë për mbledhje fondesh, të cilat tërheqin koleksionistë, artistë dhe figura të njohura të jetës shoqërore.
Marrëdhënia e shkollës me Epsteinin kishte tërhequr kritika edhe më parë. Në vitin 2020, akademia kërkoi falje nga ish-studentja Maria Farmer, e cila kishte deklaruar se e kishte njohur Epstein përmes shkollës dhe më pas kishte raportuar se ishte abuzuar nga ai dhe bashkëpunëtorja e tij, Ghislaine Maxwell.
Në mesazhin e fundit drejtuar komunitetit, Akademia ka njoftuar se do të krijojë një komitet etike për të rishikuar politikat që rregullojnë marrëdhëniet me donatorë dhe aktivitetet filantropike.
(Marrë nga Art News)