Një grua është raportuar e zhdukur në Prishtinë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë ajo është larguar nga shtëpia të enjten e javës së kaluar dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.
“Është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më”, thuhet në raportin policor.
Njësitë përkatëse policore thuhet se janë duke hetuar rastin.