Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Përleshen fizikisht dy avokatë në një lokal në Prishtinë, intervistohen nga Policia

Policia

Dy avokatë janë përleshur mëngjesin e së enjtes në një nga lokalet afër Pallatit të Drejtësisë.

Sipas njoftimit nga Policia, H.M. dhe F.A. janë shoqëruar në stacionin policor dhe janë intervistuar.

“Sot, rreth orës 09:30, Policia ka pranuar informatën për një sulm fizik mes dy personave në rrugën “Nekibe Kelmendi” në Prishtinë. Lidhur me rastin, dy persona janë shoqëruar në stacionin policor, ku në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë intervistuar. Policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në përgjigjen e Policisë për KOHËN.

KOHA ka provuar të kontaktojë me palët, porse vetëm njëri nga ta është përgjigjur.

H.M. ka thënë se e gjitha ka qenë një mosmarrëveshje verbale mes kolegësh.

"Ka qenë një mosmarrëveshje verbale me kolegun. Asgjë ma shumë. Rreth disa bisedimeve, nuk ka aty asgjë. Ishte një keqkuptim verbal, edhe ashtu është vlerësu", ka thënë ai. 

Edhe Arrestohen dy vëllezër në Prishtinë për sulm ndaj zyrtarëve policorë Kronikë 1 j. më parë Arrestohen dy vëllezër në Prishtinë për sulm ndaj zyrtarëve policorë

KOHA ka kontaktuar edhe me Odën e Avokatëve të Kosovës, e cila ka thënë se nuk kanë pranuar ndonjë informacion apo ankesë lidhur me ngjarjen.

“Lidhur me pyetjet e parashtruara, ju njoftojmë se Oda e Avokatëve të Kosovës nuk ka pranuar ndonjë informacion apo ankesë lidhur me ngjarjen e përmendur nga ana juaj”, thuhet në përgjigje.