Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Manaj: Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së do të mbahet para 7 gushtit

Shkëmb Manaj

Foto: Driton Paçarada

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Shkëmb Manaj, ka thënë se synojnë që ta organizojnë Kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë para 7 gushtit - në ditën kur përfundon afati për thirrjen e seancës konstituive. 

Këto deklarata Manaj i bëri pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së LDK-së të enjten, një ditë pasi u dorëzuan nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku.

Për shkak të kësaj nisme, Abdixhiku njoftoi dje se ka pezulluar negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje. KOHA ka raportuar po dje që në takimin e së premtes Abdixhiku - Albin Kurti është arritur pajtim në parim për bashkëqeverisje.  

Manaj gjatë deklarimit të sotëm megjithatë ka mohuar, duke thënë se nuk ka pasur marrëveshje. 

“Nuk ka pasur marrëveshje dhe nuk ka qenë ajo marrëveshje që është prezantuar”, ka thënë ai. 

Lexo përditësimet tjera
LDK

Mblidhet LDK-ja, Manaj thotë se ka urgjencë për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm

Lidhja Demokratike e Kosovës është mbledhur të enjten, e sekretari organizativ i LDK-së, Visar Azemi, ka...