Njësia e Task-Forcës e përbërë nga Policia dhe Dogana ka ndërmarrë veprime operative duke arritur të identifikojë një lokacion që shërbente si pikë grumbulluese e mallrave kontrabandë.
Në këtë lokacion janë gjetur dhe sekuestruar 27,000 copë filtra të ndryshëm, 91 kg duhan i përpunuar i gatshëm për treg, 700 poçe elektrike 100W.
Kontrolli në këtë lokacion është realizuar me urdhër të Prokurorit të Shtetit, në Gjilan.
Të gjitha mallrat e sekuestruara janë dorëzuar tek Dogana e Kosovës për procedurat e mëtejme ligjore.
Artikuj të ngjashëm
-
Sekuestrohen mallra të kontrabanduara në vlerë mbi 16 mijë euro
-
Identifikohen dy lokacione ku grumbulloheshin mallra kontrabandë, gjenden qindra kilogramë duhan
-
Dogana sekuestron cigare elektrike me vlerë rreth 12 mijë euro
-
Aksion kundër kontrabandës në Pejë, sekuestrohen mallra me vlerë 30 mijë euro
-
Në Viti sekuestrohen rreth 300 kg duhan, dyshohet se u kontrabandua nga Maqedonia e Veriut