Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur të enjten pasdite në Fushë-Kosovë.
Sipas Policisë së Kosovës i dyshuari është arrestuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është përleshur fizikisht dhe me pas ka qëlluar me armë në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Gjatë përleshjes fizike dy personat kanë marrë lëndime, ku i dyshuari pas tretman mjekësor është liruar, kurse viktima mbetet për tretman të mëtutjeshëm”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari thuhet se është dërguar në mbajtje.
“Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar, arma e zjarrit (pistoleta me gaz), 1 karikator, 10 fishekë me gaz dhe 3 gëzhoja me gaz, po ashtu dhe nga çanta e të dyshuarit janë konfiskuar edhe 10 fishekë të tjerë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.