Një person është arrestuar në Deçan, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “vrasje në tentativë”.
Sipas Policisë rasti ka ndodhur të dielën pas mesditës. I dyshuari thuhet se ka goditur me një brisk një burrë tjetër.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se e kishte goditur me një mjetë të prehtë (brisk) viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoViktima thuhet se ka pranuar tretman mjekësor dhe sipas raportit mjekësor viktima është jashtë rrezikut për jetë.
“Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.