Policia ka nisur hetimin për një rast që e ka cilësuar si “vrasje e foshnjës gjatë lindjes” në Ferizaj.
Policia ka thënë se e dyshuara raportohet se në tualetin e Emergjencës në Ferizaj ka lindur foshnjën, e më pas foshnja është gjetur në gjendje të rëndë dhe më vonë ka vdekur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“E dyshuara femër k-shqiptare, raportohet se në tualetin e Emergjencës kishte lindur foshnjën e saj . Foshnja ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka ndërrua jetë pas pak kohe . Me vendim të prokurorit foshnja është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, për procedura të mëtejshme hetimore, derisa e dyshuara ndodhet në spitalin e Gjinekologjisë Ferizaj, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore”, njoftoi Policia.
Ngjarja ka ndodhur më 5 maj.
KOHA ka kontaktuar edhe Spitalin në Ferizaj, por deri në publikimin e lajmit nuk ka marrë përgjigje.