Kronikë

Vdiq punëtori që u rrëzua nga kati i gjashtë i ndërtesës ku po punonte

ndertim

Ka vdekur të premten punëtori i cili më 25 tetor kishte rënë nga kati i gjashtë i ndërtesës ku po punonte në Gjilan. 

Ai po trajtohej në QKUK, ku edhe ka vdekur, ndërkaq është urdhëruar t’i bëhet autopsia. 

Dy persona ishin ndaluar për 48 orë për veprën penale “asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse” dhe “rrezikim i sigurisë në vendin e punës”. Po të njëjtën ditë, 25 tetor, Gjykata në Gjilan ka refuzuar kërkesën për masë paraburgimi ndaj tyre, duke u caktuar arrest shtëpiak. 

Më 27 tetor është ndaluar edhe një person tjetër dhe i është caktuar po ashtu arrest shtëpiak nga gjykata. 

Për të dyja masat e arrestit shtëpiak ndaj tre të dyshuarve ka paraqitur ankesë Prokuroria Themelore. 

Dy ditë më parë kishte vdekur edhe një punëtor pasi u rrëzua nga skelet e një ndërtese në Prizren.