Kronikë

Vdiq personi që u aksidentua më 16 korrik në Pejë

Aksident

Ilustrim

Ka vdekur personi i cili ishte aksidentuar më 16 korrik në Pejë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, ai ka vdekur jashtë shtetit, ku ishte dërguar për trajtim të mëtutjeshëm si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident.

Për rastin është njoftuar edhe Prokuroria.

Rasti është nën hetime.