Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

A do të jetë Botërori i fundit për Harry Kane?

Harry Kane

Anglia do ta zhvilloj ndeshjen për vend të tretë në Kupën e Botës 2026 kundër Francës të shtunën. Por a do të jetë paraqitja e fundit e Kanet në Botëror me Anglinë?

Sulmuesi anglez i Bayernit, nuk është i sigurt nëse ky është Botërori i fundit në karrierën e tij.

“Është ende shumë herët për të thënë. Do ta marr parasysh vit pas viti dhe do të shoh se si ndihem. Më pëlqen të luaj për Anglinë,” tha sulmuesi 32-vjeçar, Harry Kane.

Ai gjithashtu përmendi edhe legjendën e Argjentinës, Lionel Messin, që pavarësisht moshës, ai ende luan në nivel të lartë.

“Katër vjet është një kohë e gjatë. Nga ana tjetër, mund të shohësh dikë si Messi që ende luan në nivel të lartë edhe në moshë më të madhe. Sinqerisht nuk e di”, theksoi Kane.

Edhe Kane me tjetër arritje për Anglinë ndaj Argjentinës Botërori 2026 2 d. më parë Kane me tjetër arritje për Anglinë ndaj Argjentinës

Kanë deri më tani për Anglinë ka shënuar gjashtë gola në Kupën e Botës. Ai së bashku me Lionel Messin dhe Kylian Mbappen dhe Jude Bellinghamin janë në garë për Këpucën e Artë.

Bellingham po ashtu ka gjashtë gola, ndërsa Messi dhe Mbappe nga tetë.