Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq një punëtor, ra nga ndërtesa ku po punonte

punetor

Foto: Ilustrim

Një punëtor i sektorit të ndërtimit ka vdekur të mërkurën pasi ka rënë nga ndërtesa ku po punonte.

Policia ka thënë se dy persona janë intervistuar si të dyshuar për rastin e më pas janë ndaluar për 48 orë. Viktima ishte rreth 40 vjeç.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Me datë 30.07.2025, rreth orës 12:45, në qytetin e Prizrenit, është raportuar një incident në vendin e punës ku viktima N.XH., mashkull rreth 40 vjeç, nga Drenasi, gjatë kryerjes së punimeve në një kulm, ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. I njëjti është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku më vonë, sipas informatave zyrtare nga emergjenca, është konfirmuar se ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra. Policia menjëherë i është përgjigjur rastit dhe ka marrë dëshmi nga personat e pranishëm në vendngjarje”, ka thënë Policia rajonale e Prizrenit.

Të ndaluarit nga Policia janë mbikëqyrësi dhe investitori i punimeve.  

Më 21 korrik, tre punëtorë vdiqën si pasojë e lëndimeve të marra në vendpunishte, dy prej të cilëve ishin në rajonin e Gjakovës dhe njëri në atë të Istogut. Më 27 korrik një tjetër punëtor në Ferizaj vdiq pas rrëzimit të autovinçit.