Një person ka vdekur si pasojë e vetaksidentit në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Burri ka humbur kontrollin e drejtimit të kamionetës dhe është aksidentuar.
Një person tjetër ka pësuar lëndime.
“Është shkaktuar një vet-aksident trafiku ku si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e një kamionete ka humbur jetën drejtuesi i saj mashkull mashkull kosovar. Lëndime trupore ka pësuar edhe pasagjeri i cili është dërguar në trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.