Një motoçiklist ka vdekur të mërkurën paradite pas një aksidenti në rrugën Podujevë – Prishtinë, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, në aksident ka qenë e përfshirë vetëm motoçikleta.
Shoferi i motoçikletës nuk arriti t’i përballojë plagët dhe vdiq në vendngjarje.
“Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.