Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq një grua në QKUK, policia po e heton rastin

QKUK

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar vdekjen e një gruaje në Fushë-Kosovë.

Sipas raportit policor ajo është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim ku edhe ka vdekur.

“Lidhur me rastin, viktima femër kosovare është dërguar në QKUK, ku më pas ka ndërruar jetë, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.