Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq një fëmijë në Vushtrri, babai e goditi me automjet nga pakujdesia

Shiriti i policise

Foto: Ilustrim

Një burrë ka goditur me automjet për vdekje fëmijën e tij në Vushtrri. 

Fëmija nuk u ka shpëtuar plagëve dhe trupi i është dërguar për obduksion. 

Policia e ka iniciuar rastin si “vrasje nga pakujdesia”. 

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, me automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur fëmijën e tij, i cili nga plagët e rënda ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.