Kronikë

Vdiq një 80-vjeçare në Vushtrri si pasojë e zjarrit që përfshiu shtëpinë

zjarr

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një 80-vjeçarë ka vdekur si pasojë e zjarrit që ka përfshirë shtëpinë.
Rasti ka ndodhur të enjten në mbrëmje. 

“Me datën 15 janar 2026, rreth orës 22:20, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Gracë të Vushtrrisë,  një shtëpi banimi është kapluar nga zjarri. Njësitet përkatëse policore dhe zjarrfikëse kanë dalë menjëherë në vendngjarje. Si pasojë e përfshirjes së shtëpisë nga zjarri , në vendngjarje ka humbur jetën viktima femër, e moshës rreth 80-vjeçare”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ekipet emergjente mjekësore thuhet se e kanë konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes. 

Hetuesit policorë në koordinim me Prokurorin kompetent janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.