Një 46-vjeçare ka vdekur të dielën, nën dyshimin se ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese në Shtime.
Policia ka njoftuar se dyshohet se viktima ka rënë aksidentalisht me gjithë shtyllat metalike.
Ajo fillimisht është transportuar në QKMF të Shtimes për trajtim mjekësor, nga ku vetëm pas disa minutash është njoftuar se ka vdekur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Menjëherë në vendngjarje ka dalë patrulla policore, e cila ka hasur në personin e lënduar, një 46-vjeçare. Më pas ka arritur edhe ekipi i emergjencës së Shtimes, i cili e ka transportuar të lënduarën në QKMF-Shtime për trajtim mjekësor. Rreth orës 19:20 është pranuar informata se e lënduara ka ndërruar jetë. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa janë njoftuar edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonalë, të cilët kanë dalë në vendngjarje. Nga hetimet e para dyshohet se viktima kishte rënë aksidentalisht me gjithë shtyllat metalike (gilinderë)”, ka thënë për KOHËN, zëdhënësi i Policisë, Kanun Veseli.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.