Policia ka gjetur dhe konfiskuar sasi të konsiderueshme municioni, një armë ajrore dhe pajisje ushtarake gjatë kontrolleve në tri shtëpi të pabanuara në Zubin-Potok.
Sipas njoftimit 24-orësh të Policisë, të tri rastet janë regjistruar rreth orës 02:00 të së dielës, në kuadër të hetimeve për veprën penale "Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë njërën prej shtëpive janë sekuestruar 432 fishekë të kalibrit 7.62 milimetra dhe 18 fishekë të një kalibri të panjohur.
Në një lokacion tjetër, policia ka gjetur dhe konfiskuar 204 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 56 gëzhoja, një bajonetë, një maskë ushtarake dhe tri pajisje ushtarake për ushqim.
Ndërkaq, në shtëpinë e tretë janë gjetur një pushkë ajrore, 31 fishekë dhe disa para të vjetra jugosllave.
Për të tri rastet është njoftuar prokurori kompetent.
Në njërin rast ai ka urdhëruar nisjen e hetimeve, ndërsa rastet po trajtohen nga njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës.