Një 34-vjeçar ka vdekur të dielën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, nën dyshimet se ka marrë lëndime nga arma e zjarrit gjatë paradites në Gjakovë.
Zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Sheremet Elezaj, ka thënë për KOHËN se viktima është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, e më vonë në QKUK për trajtim, por nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPara konfirmimit nga QKUK-ja se viktima ka vdekur, në polici rasti është regjistruar si “vetëvrasje në tentativë”
“Njësitet e nevojshme policore menjëherë ju kanë përgjigjur rastit ku është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. Fillimisht, në konsultim me prokurorin e shtetit, veprimet hetimore janë ndërmarrë në drejtim të veprës ‘vetëvrasje në tentativë’. Rreth orës 12:50, nga QKUK jemi njoftuar se viktima ka ndërruar jetë”, ka thënë Elezaj.