Policia e Kosovës ka njoftuar se njëri nga të lënduarit në aksidentin që ndodhi në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë më 5 nëntor ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ku ishte duke u trajtuar.
“Raportohet se viktima m/k i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, më datë 17.11.2024 ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë aksident ishin lënduar gjashtë persona.