Kronikë

Vdiq 15-vjeçari që u ther me thikë nga bashkëmoshatari në Durrës

Policia e Shtetit

Foto ilustrim: Policia e Shtetit

15-vjeçari E.B., i cili është plagosur rëndë nga bashkëmoshatari i tij në Durrës më 25 nëntor, ka vdekur të enjten, raportoi “TCH”.

I mituri nuk mundi ta fitojë betejën edhe pas ati 10 ditësh trajtimi në spital.

Të shtunën e kaluar mjekët e nxorën nga intubimi por gjendja e të miturit u përkeqësua dhe e kthyen në intubim e më pas u dërgua në Tiranë.

15-vjeçari mori plagë të rënda në zemër dhe stomak, pasi u godit me thikë gjatë një sherri për motive të ulëta mes dy grupeve adoleshentësh.

Autori i dyshuar një 14-vjeçar është arrestuar nën akuzë për “vrasje në tentativë”.