Kronikë

Vdiq punëtori që ishte lënduar në vendin e punës në Shtime

ndërtimari

Ka vdekur një person në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi ishte duke u trajtuar pas lëndimeve të marra në vendin e punës.

Sipas raportit 24-orësh, më 3 tetor viktima kishte rënë nga një lartësi derisa ishte duke punuar në një kompani ndërtimore në Shtime.

Policia ka nisur hetimet.

“Raportohet se në QKUK ka ndërruar jetë viktima i cili kishte qenë duke u trajtuar si pasojë e plagëve të pësuar pasi më 03.10.2025 ishte rrëzuar nga një lartësi derisa ishte duke punuar në një kompani ndërtimore. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.