Kronikë

Vdes një këmbësor që u godit nga vetura në Bresje

Shiriti i policise

Një këmbësor e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Bresje të Fushë-Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 05:00, kemi pranuar informatën se në Bresje të Fushë Kosovës, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka mbetur i vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.